Dukagjini i Klinës ka shënuar fitore të madhe me rezultat 3:2 ndaj Llapit të Podujevës, në takimin e javës së 35-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Tre pikë që peshojnë për Dukagjinin, për t’i ikur barazhit.
Për Dukagjinin shënuan Merlaku (14', 52' e 57’), dhe për Llapin Jashari (37') e Veliu (62').
Dukagjini renditet në vend të pestë me 49 pikë e Llapi në të katërtin me 54.