Autobusi i Milanit mbërrin në San Siro, nuk ecën dot nga turma e madhe!
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen e sotme mes Milanit dhe Atalantës.
Kur jemi edhe dy ndeshje nga fundi, në rast fitore të kuqezinjëve dhe një hapi të gabuar të Interit ndaj Cagliarit, ekipi i Piolit shpallet zyrtarisht kampion.
Mediat italiane kanë raportuar se për ndeshjen me Atalantën ka pasur 200.000 interesime për bileta.
Ndërkohë autobuzi ka zbarkuar në San Siro dhe atje shihet turma e madhe e njerëzve që e presin mes entuziazmit.