Divock Origi pritet që të jetë përforcimi i parë i Milanit për sezonin e ardhshëm.
“Calciomercato” ka raportuar se klubi italian është duke punuar në finalizimin e marrëveshjes.
Dhe, sipas mediumit italian, Origi do të jetë sigurt përforcimi i parë i “Rossonerëve”.
Edhe 27-vjeçari thuhet se tashmë ia ka bërë të qartë klubit të Liverpoolit se e dëshiron largimin nga “Anfield” në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi belg do t’i bashkohet Milanit si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me klubin anglez skadon më 30 qershor.