Chelsea raportohet se do t’i ofrojë kontratë të re N’Golo Kantes.
Mesfushori francez edhe këtë sezon është prej kryesorëve te “Blutë”, të cilët nuk e duan largimin e tij.
Sipas “Fichajes”, Chelsea po planifikon të zhvillojë diskutime me Kanten lidhur me një zgjatje të kontratës.
Klubi londinez thuhet se do t’i ofrojë kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.
Bisedimet mes palëve mund të nisin pasi klubi i Chelseas të bëhet zyrtarisht me pronarë të rinj.
Kontrata aktuale e 31-vjeçarit skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.