Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e Manchester United edhe për sezonin e ardhshëm ose të paktën kështu ka lënë portugezi të kuptohet.
Duke folur për mediet spanjolle, 37-vjeçari ka zbuluar se nuk do lëvizë gjatë kësaj merkatoje, duke theksuar se të gjithë te “Djajtë e Kuq” janë të emocionuar që shumë shpejt drejtimi i skuadrës do merret nga Ten Hag.
“Ne jemi të gjithë të lumtur dhe të emocionuar, si tifozë dhe si lojtarë.
Ne duhet të besojmë se vitin e ardhshëm mund të fitojmë tituj. E di se ai është një trajner me përvojë që ka bërë një punë të shkëlqyer në Ajax, tani duhet t’i japim kohë.”-deklaroi Ronaldo.
Kështu ylli portugez zbuloi se ai do të jetë pjesë e Manchester United, pavarësisht se ekipi i “Djajve të Kuq” nuk do jetë pjesë e Champions Leagues këtë sezon.