PSG serish sheh nga Serie A! Jo vetem Rafael Leao i Milanit, por edhe futbolliste te tjere, kjo pasi dihet qe drejtori sportiv Leonardo eshte nje ndjekes i mire i kampionatit italian dhe ne detaje per disa futbolliste.
Skuadra e PSG-së dëshiron të përforcojë linjën e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.
Parisienët kanë hyrë në garë për qendërmbrojtësin e Torino-s, Gleison Bremer, raporton “RMC”. Për mbrojtësin brazilian ka interes nga Inter-i dhe Juventus-i. Teksa nga mediat angleze u raportua se dhe Chelsea është duke e monitoruar.
25-vjeçari ka zhvilluar sezon të mirë me Torino-n dhe te PSG-ja e shikojnë si lojtarin e duhur për të bërë rotacionin në mbrojtje, ku gjenden emra si Sergio Ramos, Marquinhos dhe Presnel Kimpembe.
Kontrata e Bremer-it me Torino-n përfundon në verën e 24. Megjithatë ai pritet të largohet këtë vere, për të kërkuar një skuadër më cilësore se aktualja. Klubi italian thuhet se e vlerëson mbrojtësin rreth 30 milionë euro. Një shumë që nuk përbën problem për arkat e francezëve.