Ibrahimoviç nuk përmbahet, thyen xhamin e autobusit të skuadrës përpara tifozëve kuqezi!
Zlatan Ibrahimoviç ka qenë protagonist i një episodi të pazakontë përpara startit të sfidës kundër Atalantës.
“Gjiganti” suedez në tentativë për të karikuar tifozët e pranishëm në momentin që autobusi i skuadrës po i afrohej “San Siros”, ka goditur me forcë xhamin e përparmë, i cili është krisur.
Një tjetër moment ikonik ky, nga ata që vetëm Zlatan mund t’i dhurojë.