Milani në avantazh ndaj Atalantës.
Kuqezinjtë po luajnë sfidën e parafundit në kampionatin italian, që e kryesojnë me dy pikë më shumë se Interi.
Rafael Leao mori një asist nga Messiah në minutën e 56-të dhe marshoi drejt portës kundërshtare, fitoi duelin e shpejtësisë me Koopmeiners dhe dërgoi topin mes këmbëve të portierit kundërshtar.
Avantazh i artë për kuqezinjtë e Piolit, festë kuqezi në “San Siro”, teksa ky ishte goli i 11-të sezonal në Serie A për yllin portugez, golashënuesi më i mire i Milanit.