Kampioni i këtij edicioni, Real Madridi, ka barazuar me Cadizin në ndeshjen e javës së 37-të dhe të parafundit në La Liga.
Ndeshja e zhvilluar sonte në stadiumin “Nuevo Mirandilla” ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Mariano Diaz kaloi fillimisht madrilenët në epërsi në minutën e pestë, teksa Ruben Sobrino barazoi për vendasit në minutën e 37-të.
Cadizi kishte mundësi të fitonte ndeshjen, por penalltia e ekzekutuar nga Alvaro Negredo në minutën e 61-të u prit nga portieri Lunin.
Real Madridi është lider në tabelë me 85 pikë, kurse Cadizi ndodhet në pozitën e 18-të me 36 pikë.