Një menaxher futbollistësh lë në mes të katër rrugëve një adoleshent me ëndrra të mëdha për futbollin. Ka ndodhur në Argjentinë dhe lajmi shumë shpejt ka bërë xhiron e botës. Siç raporton “Clarín”, një djalë 14-vjeçar u u “mashtrua” nga një agjent, i cili i kishte premtuar se do të kryente një provë në një klub të Primeras, por e braktisi atë më shumë se 700 kilometra larg shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, në Mar del Plata. I riu erdhi në këtë qytet nga Rosario, vendlindja e tij, për t’u provuar te Club Atlético Aldosivi (nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë histori). Ai nuk udhëtoi vetëm: shoqërohej nga njeriu që e përfaqësonte, i cili presupozohej se do t’i jepte një mundësi. Kishte bindur edhe familjen e tij.
Fatkeqësisht për djalin, testi nuk u bë kurrë. Disa orë para mbërritjes, “menaxheri takoi një grua dhe vendosi të largohej me të, duke e lënë djalin 14-vjeçar të braktisur. Mbrëmjen e së njëjtës ditë, një oficer policie e pa djalin duke ecur i vetëm dhe i çorientuar në rrugët e Mar del Plata, kështu që ai u ndal për ta ndihmuar”, sqaron “Clarín”.
Djali u tha shpjegoi agjentëve të policisë se çfarë kishte ndodhur dhe se kishte qëndruar i vetëm për orë të tëra. Personi që kishte marrë përsipër provën në skuadrën e elitës së futbollit argjentinas, ishte zhdukur.
Policia kontaktoi me familjen e tij, që konfirmoi versionin se ai kishte udhëtuar nga Rosario për t’u provuar në Aldosivi.
Për t’i vënë kapak sjelljes së tij skandaloze, menaxheri në fjalë u shfaq në Hogar Arenaza, vendi ku kaloi natën 14-vjeçari nën kujdesin e Shërbimet Sociale, me pretekstin se do ta kthente në Rosario… Ai donte ta merrte me vete. Kjo u përjashtua nga autoritetet dhe nga vetë adoleshenti, i cili theksoi se “nuk donte të kishte më kontakt me të”.