Gavi me shumë gjasë do të zgjasë qëndrimin e tij te Barcelona.
Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Gavi vazhdon të jetë pikëpyetje sa i përket rinovimit me Barcelonën.
Takimet mes përfaqësuesit të tij dhe krerëve të Barcelonës kanë qenë të shpeshta në muajt e fundit por akoma nuk ka diçka finale.
‘Cope’ raporton se edhe sot pati një takim mes agjentit të lojtarit dhe krerëve të klubit.
Bëhet e ditur se takimi ka shkuar mirë dhe ka përfunduar me pozitivitet nga të dyja palët.
Rinovimi i kontratës tashmë thuhet se është vetëm çështje kohe.