Arsenali po konsideron shitjen e qendërmbrojtësit, Gabriel.
Braziliani ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në vitin 2025, por sipas lajmeve që po qarkullojnë në Itali ai mund të largohet në fund të sezonit.
Siç njofton ‘Tuttosport’ Arsenali po konsideron shitjen e qendërmbrojtësit brazilian Gabriel.
Juventusi është shumë i interesuar për 24-vjeçarin dhe ‘Topçinjtë’ mund ta përdorin atë si shkëmbim me mesfushorin Arthur Melo.
Gabriel ka qenë një lojtar kyç për Arsenalin këtë sezon, duke shënuar katër gola në 33 ndeshje në Premier Ligë.