‘Drama’ Kylian Mbappe po vazhdon.
Mbrëmë, futbollisti francez, Kylian Mbappe ka thënë se para datës 28 maj do ta zbulojë lajmin për të ardhmen e tij.
Kjo nuk ka shtyrë ndjekësit e futbollit që të qetësohen dhe të rrinë në pritje, por pati efekt të kundërt.
Fabrizio Romano sot raporton se nesër do të jetë një ditë e madhe lidhur me fatin e Mbappe.
Lojtari do të ketë kontakte direkte të reja me skuadrën ‘Los Blancos’.
Gazetari italian insiston se gjatë kësaj jave do të finalizohet gjithçka sa i përket vendimit për të ardhmen e fituesit të Kupës së Botës me Francën.
Mbappe lidhet me një kalim të mundshëm te Real Madrid tash e sa kohë, por ka pasur edhe zëra që e lidhin me një rinovim të mundshëm me PSG.