Me dy ndeshje të mbetura, Divok Origi nuk mund të arrijë 10 prezenca kampionati me Liverpulin çka do ta bënte automatik rinovimin e kontratës së tij pasi lojtari ka koleksionuar 7 ndeshje nga 36 të mundshme.
Pavarësisht se kontrata i skadon më 30 qershor, belgu është i lirë të akordohet me çdo klub që dëshiron.
Thuhet se ka një akord verbal me Milanin dhe të hënën e ardhshme mund të zbarkojë në Milano për vizitat mjekësore dhe kontratën që do ta lidhë me klubin për 5 vitet e ardhshme.
Ai do të paguhet 3.5 milionë euro në vit. Për bisedimet, kuqezinjtë kanë njoftuar edhe Liverpulin me postë elektronike, ndërkohë që 26-vjeçari do të jetë pyka tjetër pas Zhirusë, ndërkohë që Ibra nuk ka bërë ende të ditur se çfarë do të bëjë në të ardhmen.