Sot në ambientet e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, u hodh shorti për play-off për mbijetesë/ngritje në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.
Anëtari i elitës Tikveshi do të luajë kundër skuadrës shqiptare Voska nga Ohri, që ka zë vendin e dytë në Ligën e Dytë, grupi i Perëndimit.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “Goce Dellçev” në Prilep. Për Voskën kjo do të jetë tentativa e parë për t'u kualifikuar në Ligën e Parë.
Skopje përballet me Bellasicën e Strumicës. Ata do të tentojnë të sigurojnë një tjetër sezon të ligës së parë, ndërsa strumicanët do të luftojnë për t'u rikthyer në Ligën e Parë pas një pauze njëvjeçare. Ndeshja do të luhet në stadiumin e qytetit në Shtip.
Me 22 maj, ora 17.00
Tikvesh – Voska Sport (Prilep)
Skopje - Bellasica (Shtip)