Largohet nga FC Shkupi

Futboll

Largohet nga FC Shkupi

Më: 17 maj 2022 Në ora: 13:49
Kostantin Çeshmexhiev

Futbollisti i parë që largohet nga kampioni aktual, FC Shkupit, është Kostantin Çeshmexhiev.

Mbrojtësi 26-vjeçar, i cili luan në mbrojtje, por mund të luajë edhe në mesfushë, i ka përfunduar kontratën me skuadrën nga Çairi dhe ka vendosur të kërkojë një ambient të ri. Të dyja palët kanë rënë dakord që të ndahen, kështu që lojtari është i lirë të negociojë me klube të reja gjatë periudhës kalimtare.

Çeshmexhiev këtë sezon ka luajtur 27 ndeshje për Shkupin dhe ka shënuar një gol e një asist. Ai ishte pjesë e të katër ndeshjeve europiane të cilat I zhvilloi FC Shkupi , ndaj Llapit dhe Santa Klarës në Ligën e Konferencës.

Ndryshe, Çeshmexhiev, arriti te FC Shkupi nga Velezhi i BeH, në korrikut të vitit 2021, ndërsa më parë ka luajtur për Shkendijën, Akademija Pandev, Makedonija Gj.P., Ljubanci, Pelisterin dhe Rabotniçkin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat