Sot në prezencën e Komisionit të garave, zyrtarëve të të dyja klubeve si dhe përgjegjësit për siguri të FFK- së, u hodh shorti për ndeshjen e barazhit ndërmjet të Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Vushtrrisë.
Shorti vendosi që Liria të jetë skuadër vendase, dhe rrjedhimisht i takon tribuna qendrore (tribuna perëndimore).
Kurse, Vushtrrisë do t’i takoj tribuna në lindje (e reja).
Skuadra fituese e këtij takimi, do të luajë me vendin e tetë të Superligës (ende i papërcaktuar), për të siguruar vendin në elitën e futbollit tonë.