St. Pauli për një fije të flokut nuk u ngjiten në Bundesliga I. Pjesë e kësaj skuadre është Leart Paçarada, titullar i padiskutueshëm dhe mbrojtësi më i mirë në Bundesliga II.
Futbollisti nga Kosova, djali i legjendës së futbollit, ish portierit të mirënjohur Shukriu, përveç që ka qenë i pakalueshëm në repartin e mbrojtjes, në vije e sulmit vazhdimisht ka qenë i rrezikshëm për rivalët.
“Çfarë sezoni ka qenë ky.
Fatkeqësisht nuk e përfunduam ashtu siç donim por gjithsesi super krenar për ekipin.
Faleminderit për mbështetjen e madhe gjatë kohërave të mira dhe të këqija.
Kurrë nuk jam ndjerë kaq i dashur”, ka shkruar Paçarada në profilin e tij në facebook.
St. Pauli përfundoi në vend të pestë me 57 pikë, tetë me pak se kampioni Schalke 04 dhe 6 se Werderi në vend të dytë.