Gazetari i ‘BILD Sport’, Christian Falk ka konfirmuar negociatat e Bayern me agjentët e disa lojtarëve.
Bayern Munich po përgatit për një merkato mjaft aktive gjatë verës, me disa emra që pritet të largohen.
Bavarezët, sipas Falk, janë në bisedime me agjentët e Sasa Kalajdzic, Sadio Mane, Ousmane Dembele dhe Sebastian Haller.
Ky reagim i Bayern lidhet me refuzimin për rinovim kontrate nga Serge Gnabry dhe Robert Lewandowski.
Lewandowski është në radarin e skuadrës së Barcelonës.
Mbetet të shihet se cili do të jetë konkluzioni i merkatos së Bayern Munich.