Barcelona ofron para dhe një sulmues për Lewandowskin

Futboll

Barcelona ofron para dhe një sulmues për Lewandowskin

Më: 17 maj 2022 Në ora: 16:15
Barcelona ofron para dhe një sulmues për Lewandowskin

Barcelona është duke u munduar ta gjejë rrugën më të lehtë për të arritur deri tek Robert Lewandowski.

Gjiganti katalunas është i gatshëm t’i ofrojë 30 milionë euro për kartonin e sulmuesit polak.

Por, ata mund t’i paguajnë maksimumi 35 milionë euro për lojtarin, i cili ka kontratë me Bayern Munichun deri në vitin 2023.

Por, nëse Bayerni kërkon më shumë para, Barça është e gatshme t’ia ofrojë atij në këmbim sulmuesin, Memphis Depay.

Klubi katalunas dëshiron ta shesë holandezin, i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez.

Lewandowski nga ana e tij është i vendosur të largohet nga “Allianz Arena” dhe ta provojë një eksperiencë të re jashtë Gjermanisë, më saktësisht në Spanjë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat