Mbrojtësi i Renovës, Saimir Fetai, ka vendosur t’i japë fund karrierës së tij si futbollist profesionist.
Lajmin e ka konfirmuar edhe skuadra e tij, përmes rrjeteve sociale. Mirëpo mbrojtësi i djathtë që ka regjistruar 223 paraqitje për Renovën (3 gola dhe 3 asiste), do të vazhdojë të jetë aktiv te skuadra tetovare, por si pjesë e stafit teknik.
Drejtuesit e klubit të Renovës, kanë vendosur që të vahdojnë bashkëpunimin për edhe një vit me Qatip Osmanin dhe ndihmësin e tij Bashkim Livoreka, ndërsa si shtesë e satfit do të jetë edhe Saimir Fetai.
Kujtojmë se Osmani u kthye te Renova më 27 nëntor të vitit 2020, për të shpëtuar skuadrën tetovare nga rrënia në Ligën e Dytë. Në qëndrimin e parë, Osmani ishte pjesë e Renovës nga vitit 2012 e deri në vitin 2017, pas së cilës arkëtoi dy nga tre titujt në përgjithësi, me skuadrën e Shkëndijës.