Matthijs de Ligt nuk pritet që të largohet nga Juventusi, pavarësisht raportimeve të fundit mbi të ardhmen e tij.
Sipas Farizio Romanos, mbrojtësi italian është afër rinovimit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.
Gazetari italian ka zbuluar se palët janë në bisedime tashmë.
De Ligt pritet që të nënshkruajë kontratë të vlefshme deri në qershorin e vitit 2026.
Kontrata aktuale e 22-vjeçarit skadon më 30 qershor 2024.