Komisioni për licencim i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, sot ka njoftuar zyrtarisht se tri skuadrat që përmes kampionatit siguruan dalje në Evropian për sezonin e ardhshëm, Shkupi, Akademia Pandev dhe Shkëndija, morën licencë për pjesëmarrje në garat e klubeve të UEFA-s për sezonin 2022/23.
Të dy finalistët në Kupën e Maqedonisë, Sileks dhe Makedonija GP, morën licenca dhe njëri prej tyre do të jetë në kualifikimet për Conferencë League.
Lista e klubeve të Maqedonisë që pas përfundimit të procedurës së licencimit kanë marrë licencë për pjesëmarrje në garat e klubeve të UEFA-s për sezonin 2022/23:
Lista
FC Renova
KF Shkendija
FC Shkupi 1927
FC Sileks
Rabotniçki
FC Struga Trim Lum
FC Makedonija GP
FC Academia Pandev