Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës, vazhdon traditën e organizimit të aktivititetit kryesor, turneun e futbollit të vogël “Burim Hatipi”.
SHGSK-ja, tashmë tradicionalisht e organizon këtë event që i kushtohet doajenit të gazetarisë sportive, ish-futbollistit e trajnerit të KF Prishtina, Burim Hatipi.
Ky aktivitet mbahet më 20 maj 2022, (e premte) në Palestrën e Sporteve “1 Tetori” në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00.
Në këtë turne, do të marrin pjesë katër ekipe, si: Gazetarët Sportivë, FC Prishtina, Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Kuvendi Komunal i Prishtinës.
"“Ne si Bord i SHGSK-se, vazhdojme traditen e organizimit te ketij turneu, qe si cdo vit, mbledh shume personalitete te ndryshme sportive dhe jo vetem.
Ne nderojme figuren e çmuar, doajenin e gazetarise sportive, Burim Hatipi. Sikurse deri me tani, edhe kete vit krahas ekipeve pjesemarrese, turneun do ta respektojne shume personalite sportive nga jeta kulturore e sportive ne vend.
Jam shume i nderuar me punen qe ka bere ky bord, pasi e permbyllem me shume sukses ceremonine “Ali Shala”, jam i bindur qe edhe ky aktivitet qe eshte ne kalendarin e Shoqates se Gazetareve Sportive te Kosoves, do ta perfundojme ne menyren me te mire te mundshme”, ka thënë presidenti i SHGSK-së, Edmond Thaçi.
Agjenda e turneut:
- 9:00 - Homazhet tek varri i Burim Hatipit (Dragodan)
- 9:45 - Hapja Zyrtare e turneut
- 10:00 - Fillimi i turneut
- Rreth orës 12:00 - ndeshja finale.