Southamptoni ka fatin e titullit të Premier League-s në dorë, Armando Broja kërcënon Liverpool-in!
Liverpool-i luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë do të përballen me Southampton-in, që tashmë ka në dorë edhe fatin e titullit në Premier League.
Nëse bardhekuqtë fitojnë këtë mbrëmje, atëherë Manchester City shpallet matematikisht kampion.
Në të kundërt fitorja e Liverpool-it e dërgon diferencën në një pikë.
Trajneri Hasenhuttl ka publikuar 11 lojtarët me të cilët do të zbresë në fushë, ku i pranishëm është edhe emri i Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar do të jetë kërcënimi kryesor për ekpin e Klopp-it.