Skuadra e Empolit ku aktivizohen tre futbollistet e kombëtares Ismajli, Asllani dhe Bajrami si dhe portieri i Kosovës Ujkani po zhvillon një miqësore me kombëtaren e Ukrainës.
Ndeshja ishte kërkuar nga Ukraina si një mundësi për t’u përgatitur sa më mirë për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku i është vetëofruar Empolit për një miqësore duke parë dhe pozicionin e skuadrës në kampionat ku nuk ka objektiva për ndeshjen finale të sezonit.
Në ndeshjen që po luhet aktualisht startojnë si titullar portieri i Kosovës, Ujkani si dhe 2 nga futbollistët e Kombëtares, me Ismajlin dhe Bajramin që e nisin nga minuta e parë sfidën.
Ndeshja aktualisht është në shifrat 0-0.
Formacionet:
EMPOLI: Ujkani, Boli, Viti, Ismajli, Kakaçe; Henderson, Stulaç, Fazini; Baldanzi, Bajrami; La Mantia.
UKRAINA: Pjatov, Karavaev, Zabarni, Popov, Matvienko; Pihalionok, Stefanenko, Shaparenko; Mudryk, Yaremçuk, Tsigankov.