Pasi ardhjes së pronarëve të rinj, Newcastle United pritet të jetë një prej klubeve më aktive në afatin kalimtar të verës.
Përveç futbollistëve të njohur, klubi anglez po planifikon që të sjellë edhe një trajner.
Pavarësisht se Newcastle United regjistroi sukses me Eddie Howe, klubi thuhet se po mendon për Jose Mourinhon.
“Marca” ka raportuar se klubi nga “St James’ Park” do të tentojë të tundojë portugezin me një ofertë për t’u rikthyer në Angli.
Megjithatë, 59-vjeçari nuk mendohet se e dëshiron largimin nga Roma, skuadër me të cilën do të luajë në finalen e Ligës së Konferencës.
Jose Mourinho ka kontratë të vlefshme me klubin italian deri më 30 qershor 2024.