Kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu, është i tronditur me ikjen në amshim të mikut dhe sportdashësit Shaban Asani – Tabak.
“Me pikëllim të thellë sot pranova lajmin për vdekjen e njeriut që me shpirt e deshti dhe ndihmoi sportin, mikun tim Shaban Asani-Tabak.
Tabaki gjithmonë do të mbahet mend për punën e tij të palodhshme dhe kontributin që dha për të pasur një shoqëri sa më të mirë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe shokëve!
Prehu në paqe Tabak!”, ka shkruar Ganiu në profilin e tij në facebook.