Kombëtarja e Kosovës U-19, me selektorin Ramiz Krasniqi, po marrin pjesë në turneun “Roma Caput Mundi”
Futbollistët e rinj Dardanë i ka vizituar ish futbollisti i mirënjohur Lorik Cana.
Ai ka postuar një fotografi me djemtë e rinj të Kombëtares së Kosovës.
I pari majtas është kapiteni i U-19, Blerjon Avdimetaj, në mes Etnik Bruti dhe Lorik Cana në të djathtë.
Vizita e Canës ka motivuar edhe më shumë djelmoshat e rinj, ku e bënë edhe shqiponjën dykrenare.