Modelja dhe këngëtarja italiane Eletra Lamborgini ka festuar një ditë më parë ditëlindjen e saj, me bukuroshen italiane që njihet publikisht për dashurinë e saj ndaj skuadrës së Milanit.
Eletra di vazhdimisht sesi t’i mbajë fansat të lumtur, ku me postimet e saj arrin shifra marramendëse pëlqimesh dhe komentesh në pak minuta.
Italiania ishte shprehur e lumtur për sezonin e kuqezinjve pak kohë më parë duke theksuar se pret që ata të jenë skuadra që do të ngrejë trofeun në fund.
Modelja nga ana e saj ka kontribuar duke postuar vazhdimisht fotot si një mënyrë për të karikuar fansat dhe lojtarët kuqezi drejt arritjes së objektivit të madh.