Destinacioni i ardhshëm i qendërsulmuesit belg, Divock Origi do të jetë për në Milano.
Kjo, sipas gazetarit të njohur dhe ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, belgu do të largohet nga Liverpooli për t’iu bashkuar Milanit.
Romano shton se, ai po pret të përfundojë testet mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën si lojtar i ri i Milanit në javët e ardhshme.
Liverpool tashmë e ka pranuar vendimin e tij dhe ai do të largohet si një transferim i lire.
27-vjeçari është pjesë e “Reds” prej vitit 2014, teksa ka qenë i huazuar tek Lille e Wolsburgu.