Juventusi po tenton të transferojë Jorginho nga Chelsea dhe gjërat po bëhen serioze. Negociatat me lojtarin kanë arritur në fazë të avancuar.
Tashmë drejtori sportiv i Juventusit, Federico Cherubini, ka fluturuar drejt Londrës për të ta ccuar gjithçka në një nivel tjetër.
Ai do të flasë me drejtuesit e Chelsea për transferimin e Jorginho në Serie A, ku ai në të shkuarën ka luajtur me Napolin.
Mesfushori është nën kontratë me londinezët deri më 30 qershor 2023, ndaj edhe klubi i Premier League do të duhet ta shesë ose të rinovojë me të, ndryshe verën e ardhshme e humb me parametra zero.