Chelsea ka shënjestruar kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli.
Klubi anglez ka nevojë për përforcime në pjesën e pasme pasi Antonio Rudiger dhe Andrea Christensen do të largohen gjatë verës.
Për shërbimet e Romagnolit thuhet se janë të interesuar edhe Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.
Romagnoli ka qenë një lojtar i shquar për AC Milan gjatë viteve, por sezoni i fundit e gjeti atë të lënduar.
Italiani nuk është paraqitur në Serie A që nga shkurt.