Mes së shkuarës dhe të tashmes. Marco Giampaolo, trajneri aktual i Sampdoria-s, ka folur për Il Giornale në lidhje me disa tema të lidhura me karrierën e tij si trajner.
Nga mbijetesa e arritur me Samp-in te sfida e fundit e kampionatit kundër Inter-it që luan për titull kundër atij Milan-i ku Giampaolo ka kaluar një periudhë shumë të shkurtër për të patur një kujtim shumë të mirë.
E kaluara te Milan-i: “Të them të vërtetën nuk është pjesë e aktualitetit. Marrëdhënia ime me Milan-in nuk ka asnjë lidhje me të tashmen, tani jam te Samp dhe Milan-i bën pjesën e tij që është ajo e Milan-it.
“Megjithatë, nuk ka qenë një mundësi për mua sepse kam qëndruar atje për një kohë shumë të shkurtër”, ka thënë Giampaolo.
Në lidhje me ndeshjen e fundit të kampionatit dhe për faktin se flitet më shumë për Sassuolo-Milan dhe shumë pak për Inter-Sampdoria:
“Në vitet e fundit ka patur një përmirësim të futbollit italian që tregohet edhe nga java e parafundit e kampionatit. Venezia, e rënë nga kategoria, ka marrë një pikë në Romë, ne të Sampdoria-s, edhe pse e kishim siguruar mbijetesën, kemi fituar me Fiorentina-n, që luante për Europën.
“Nëse përqendrohemi gjithmonë te dinamika të para 10 ose 20 viteve, nuk bëjmë gjë tjetër vetëm sa i përforcojmë ato. Në vitet e fundit, kampionati italian ka treguar se skuadrat i luajnë ndeshjet dhe në fund fiton më e forta.
“Por nuk ka asgjë të sigurt dhe askush nuk do të bëjë paraqitje të shëmtuara, ndeshjet luhen. Anglia, në këtë aspekt, na mëson shumë”.