Numër rekord kërkesash për finalen e Tiranës

Futboll

Numër rekord kërkesash për finalen e Tiranës

Më: 19 maj 2022 Në ora: 17:06
Numër rekord kërkesash për finalen e Tiranës

“Përveç Tiranës, zëri ynë do të jetë edhe në ‘Olimpico'”. Kjo është komunikata zyrtare e klubit të Romës në lidhje me finalen e datës 25 maj.

Roma është gati të hapë stadiumin për të gjithë tifozët e saj në atë ditë kundër Fejnordit.

Kështu që, në stadium do të vendosen ekrane gjigante, ku tifozëve do t’u duket sikur lojtarët janë përballë syve të tyre.

Përveç kësaj, kjo lëvizje shihet edhe si një burim të ardhurash sepse është e sigurt që “Olimpico” do të mbushet atë ditë.

Prandaj, klubi i Romës ka menduar që hyrja për tifozët me abone do të jetë vetëm 5 euro, ndërsa për ata që nuk janë të abonuar për gjithë sezonin do t’u duhet të paguajnë 10 euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat