Nesër (20.00) zhvillohet java e parafundit e kampionatit malazez në futboll. Skuadra shqiptare Deçiqi i Tuzit kërkon fitore në Tivar në përballje me Mornarin.
Në fakt është edhe derbi i kësaj jave dhe pritet me rivalitet.
Deçiqi e ka të siguruar biletën për në Kupat Evropiane, por tani vëmendjen e ka të finalja.
Sutjeska kryeson me 74 pikë dhe ka dhjetë më shumë se Buduçnosti i vendit të dytë.
Deçiqi është i treti me 56, Iskra ka 51, Mornari 44 pikë etj.