Merkatoja ka nisur të nxehet që pa nisur. Sipas informacioneve të “Sky”, dje në Mynih është zhvilluar takimi i parë mes drejtuesve të Sasha Kalajdziç dhe drejtuesve të Bajernit.
Drejtori sportiv, Hasan Salihamixhiç dhe Marko Nepe, drejtori teknik i Bajernit, u takuan me këshilltarin e Kalajdziç, Sasha Empaher, për negociata sekrete. “Sky” shkruan se bavarezët e dëshirojnë shumë sulmuesin austriak. Prandaj dje u zhvillua raundi i dytë i negociatave. Këtë herë në “Säbener Straße”.
Gazetarët gjermanë kapën këshilltarët e Kalajdziç duke udhëtuar në parkingun nëntokësor në 17:12 pasditen e djeshme.
Negociatat zgjatën për më shumë se një orë, por ende nuk ka marrëveshje mes palëve. Megjithatë, kampionët në fuqi po bëjnë gjithçka që munden për të nënshkruar me qendërsulmuesin e kërkuar për sezonin e ardhshëm.
Shtutgarti është gati të lërë austriakun të shkojë për rreth 20-25 milionë euro. Sven Mislintat, drejtori sportiv i Shtugartit, së fundmi konfirmoi sërish se ka gjasa që Kalajdziç të largohej nga klubi këtë verë.