Liverpooli është ende në garë për dy trofetë madhorë, Premierligën dhe Champions Leaguen.
Në ligën e Anglisë, ata gjenden në vendin e dytë me një pikë më pak se Manchester City, kurse të dielën zhvillohet xhiroja e fundit e sezonit 2021/22.
Në anën tjetër, “Reds” janë në finalen e Champions Leagues, ku në finalen e 28 majit do të përballen me Real Madridin.
Liverpooli ka konfirmuar do të mbajë një paradë triumfuese edhe nëse s’e fitojnë Premierligën apo Ligën e Kampionëve.
Ata fituan FA Cup dhe Carabao Cup këtë edicion.