Një nga ngjarjet më të mëdha në botën e futbollit, FIFA Trofeu e Kupa e Botës, sot zbret në Kosovë.
Ky trofe që po defilon në shumë vende të botës, pasditen e sotme do të prek edhe tokën e Kosovës.
Fansat e shumtë të lojës magjike, futbollit, kanë rastin që nga afër të jenë pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive.
Ky trofe do të vijë në kryeqytetin e Kosovës bashkë me ish-yllin brazilian Gilberto Silvan, dikur asi i klubit të madh anglez, Arsenal.
Padyshim kjo është ngjarja e vitit, ku të gjithë tifozët e futbollit bëhen një dhe jetojnë magjinë e futbollit në jetën reale.
Ky eveniment i madh sportiv do të nis sot në orën 15:30.