Ballkani javë më parë ka siguruar titullin e kampionit në Superligën e Kosovës, për edicionin 2021/22.
Ndeshjen e fundit të kampionatit, suharekasit e zhvillojnë në shtëpi ndaj Gjilanit.
Pas ndeshjes, do të bëhet dorëzimi i Trofeut të BKT Superligës 21/22 për portokallinjtë.
FC Ballkani organizon festë të madhe, ku publikisht ka ftuar të gjithë qytetarët e Suharekës të jenë prezent në këtë festë.
“Xhebrailat” padyshim se do të dhurojnë spektakël, teksa sot kanë organizuar një mbledhje, në të cilën do të mobilizohen për festë.