Skuadra shqiptare Voska Sport e Ohrid është në prag të ndeshjes së saj historike për të hyrë në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Futbollistët dhe stafi profesional dje pasdite kanë mbërritur në Strumicë, të cilët stërviten në stadiumin “Blagoj Istatov”, ku të dielën në ora 17:00 do të luajnë ndeshjen me Tikveshin, ndeshje e play-off-it.
Skuadra që fiton sfidën do të luajë në edicionin e ri në elitë.
Ohrianët nuk i lënë asgjë rastësisë, deri të dielën do të kenë mundësi të ambientohen në fushën e Strumicës.
Skuadra e Rade Cicmiloviq ka vetëbesim dhe të bindur se mund ta mposhtë Tikveshin, të bëjnë histori si klub.