Ndeshja e xhiros së fundit në Superligë mes Dritës dhe Ulpianës do të zhvillohet pa praninë e tifozëve.
Ndeshja në Gjilan nuk do të ketë të pranishëm tifozë, ka njoftuar klubi i Dritës përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare.
“Për shkak të kushteve në stadium dhe me vendim të Policisë së Kosovës kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e tifozëve”, thuhej ndër tjera në njoftim.
Kjo ndeshje do të luhet sa për statistika, pasi që dy ekipet nuk kanë ndonjë objektiv për ta arritur.
Drita e ka siguruar kualifikimin në garat evropiane, kurse Ulpiana tashmë veçse është përshëndetur me elitën e futbollit.