Bianor Neto rinovon kontratën me Llapin e Podujevës. Llapjantë e konsiderojnë si një lojtar adekuat për edicionin e ri.
"Kemi gjetur akordin për të rinovuar kontratën edhe për sezonin e ardhshëm me njërin nga qendërmbrojtësit më të mirë në Superligë, Bianor Neto.
Braziliani 27 vjeçar që erdhi verën e vitit të shkuar nga skuadra e Shkupit është përshtatur jashtëzakonisht mirë me ambientin bardhekaltër dhe ka treguar paraqitje tejet të mira duke gjetur 6 herë golin në 30 paraqitje deri më tani.
Neto është një emër i përfolur kohëve të fundit por që i mbyll të gjitha zërat e largimit të mundshëm duke rinovuar kontratën edhe për një vit me ekipin tonë dhe duke vazhduar t'i jep stabilitet të madh fazës defanzive të ekipit", njofton FC Llapi.