Të dielen zhvillohen të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në Superligën e Kosovës në futboll.
Ende nuk është përcaktuar skuadra e cila luan në barazh, andaj do të kemi duele me rëndësi të madhe edhe në javën e fundit të kampionatit, shkruan Gazeta Olle.
Vëmendja kryesore është në “Liman Gegaj”, ku Malisheva dhe Dukagjini zhvillojnë përballjen direkte për t’i ikur barazhit.
Ky takim i është besuar gjyqtarit më të mirë në vend, Genc Nuzës, me asistentët Fatmir Sekiraqa dhe Hekuran Osmani. Në VAR do të jetë Burim Jahmurataj.