Robert Lewandowski i Bayern Munichut dhe Raphinha i Leeds Unitedit janë të kërkuar nga trajneri i Barcelonës, Xavi për të formuar vijën e tij të re të frontit, raporton “Mundo Deportivo”.
Me Lionel Messin, Sergio Agueron dhe Antoine Griezmannin që janë larguar së fundmi nga Barça, Xavi dëshiron të rikthejë një identitet në sulmin e tij.
Trajneri spanjoll thuhet se po planifikon një "treshe" të re sulmuese me Lewandowskin, Raphinhan dhe yllin e Barçës, Ansu Fatin.
Përveç tyre, Xavi do të ketë edhe sulmues të tjerë në dispozicion si Pierre-Emerick Aubameyangun, Ferran Torresin dhe ndoshta edhe Ousmane Dembele si alternativa.