Tottenham Hotspur raportohet se do të tentojë transferimin e Alessandro Bastonit në afatin kalimtar të verës.
Londinezët janë vetëm një pikë larg kualifikimit për në Ligën e Kampionëve, teksa po synojnë që të përforcohen për sezonin e ardhshëm.
Spurs kanë identifikuar futbollistin e Interit si përforcim ideal për fazën e mbrojtjes.
Sipas “Corriere dello Sport”, Bastoni është i preferuar nga trajneri i skuadrës nga Premierliga, Antonio Conte.
Conte ka punuar me 23-vjeçarin te Interi.
Në anën tjetër, “Nerazzurrët” thuhet se nuk duan ta ndërpresin bashkëpunimin me reprezentuesin e Italisë, nëse nuk marrin ndonjë ofertë prej së paku 60 milionë funtesh.
Alessandro Bastoni ka kontratë të vlefshme me Interin deri më 30 qershor 2024.