Isco do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë në afatin kalimtar të verës.
Kjo është konfirmuar nga trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti.
“Kariera e Iscos me Real Madridin përfundon sot. Dhe ka qenë një karrierë e shkëlqyer”, tha ai pas ndeshjes që kampioni spanjoll e zhvilloi sonte me Real Betisin, e cila ishte e fundit për këtë sezon në La Liga.
“Ai me siguri mund të kishte bërë më shumë, por ai ka qenë i rëndësishëm. I uroj më të mirat”, shtoi Ancelotti.
Mesfushori spanjoll në “Santiago Bernabeu” u transferua në vitin 2013 nga Malaga.
Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë skuadra e re e 30-vjeçarit. /