AC Milan, Inter, Napoli, klube që e duan shqiptarin

Futboll

AC Milan, Inter, Napoli, klube që e duan shqiptarin

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:23
AC Milan, Inter, Napoli, klube që e duan shqiptarin

Sulmuesi shqiptar Armando Broja është në shënjestër të top-klubeve evropiane.

Broja po luan tek Southamptoni këtë sezon të garave në formë huazimi nga Chelsea. Sulmuesi kuqezi ka mahnitur me formën e tij të mirë këtë sezon të garave.

Performanca e tij e shkëlqyer tek Southamptoni, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.

Sipas medieve britanike, AC Milan, Inter, Napoli janë tri klubet e mëdha italiane që e duan shqiptarin, derisa Broja kërkohet edhe nga Newcastle, West Ham dhe Southampton.

Chelsea e posedon kartonin e sulmuesit 20 vjeçar e ardhmja e të cilit thuhet se do të vendoset shumë shpejtë.

Klubet e përmendura mësohet se tashmë janë duke u përgatitur që të nisin negociatat me agjentin e lojtarit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat