Bajrami: Ky triumf është për familjen time

Futboll

Bajrami: Ky triumf është për familjen time

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:26
Bajrami: Ky triumf është për familjen time

Muarem Bajrami me Makedonija Gjorçe Petrov e përfundoi sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme, me një titull në Kupën e Maqedonisë. “Luanët” mposhtën Sileksin me penallti (0-0 koha e rregullt dhe shtesë, 4-3 penallti) dhe ky ishte titulli i parë për të si trajner.

Bajrami kishte dy tituj me Slloga Jugomagnat dhe Renovën si lojtar, por si strateg ky është i pari i tij. Pas fitores dramatike në serinë e penalltive, trajneri i Gjorçe Petrovcave tha se suksesi u takon lojtarëve.

“Me meritë u gëzuam, edhe pse ecuria e ndeshjes ishte e vështirë, siç e prisja para ndeshjes. Sileksi është një skuadër e mirë, ka pasur një pozicion mbrojtës në nivel gjatë gjithë 90 minutave dhe është përpjekur të na rrezikojë gjatë gjithë ndeshjes.

Për ne kjo mund të mos ketë qenë ndeshja më e mirë, por rëndësia e ndeshjeve të tilla bën gjëra të tilla. Më të merituarit për suksesin janë lojtarët e mi, të cilët janë heronj, patëm një sezon fantastik që e mbyllim me trofe dhe dalje në Evropë. E donim dhe ia arritëm. Ne bëmë një punë të shkëlqyer. Gjithashtu, falë tifozëve, së bashku me ta kemi kthyer trofeun pas 16 vitesh në Gjorçe.

Ky triumf është për familjen time, e cila është mbështetja ime më e madhe, si dhe pronari ynë Ljupçoo Kopçaarovski, Bllagoja Kocevski dhe Neno Matevski, sepse në asnjë moment nuk ka munguar përkrahja e tyre që nga fillimi. Jam krenar që jam trajner i GP të Makedonija GJP”, tha Bajrami.

Në serinë e penalltive, Jovan Popzlatanov mund të sillte trofeun, por vendosi për një “Panenka”. Çfarë i shkoi në mendje trajnerit Bajrami në atë moment?

“Kemi parë që disa lojtarë të mëdhenj vendosin për një goditje të tillë. Sinqerisht, unë në asnjë ndeshje nuk i përcaktoj se kish do ti gjuaj penalltitë, thjesht i lë të vendosin vet se si ndihen. Kemi punuar me penallti. Edhe sikur të mos fitonim, asgjë tragjike nuk do të ndodhte dhe unë të zemërohesha. Popzlatanov nuk më ka mërzitur, ka pasur një sezon të mrekullueshëm, ka vendosur të gjuajë ashtu, por për fat të mirë për ne, Emini gjuajti shkëlqyeshëm”, shtoi Bajrami.

Lojtar i ndeshjes ishte portieri Stevkovski, i cili mbrojti dy penallti.

“Sinqerisht, Stevkovski bëri një punë të madhe, jo vetëm në finale, por edhe më parë. Ai ndali penallti me Akademinë Pandev, pastaj me Shkupin, edhe në Strugë… dhe sonte ishte vendimtare në ato momente. Ai ishte përgatitur mirë nga unë dhe trajneri i portierëve. Kishim informacione se ku lojtarët e Sileksit gjuanin nga rasti”, ka përfunduar Bajrami.

Për Makedonija GjP ky është titulli i dytë në Kupën e Maqedonisë. E para është fituar në vitin 2006, me fitoren ndaj Shkëndijës nga Tetova (3-2). Fitorja në Kupë për “luanët” solli një vend në kualifikimet për Ligën e Konferencës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat