Pasi e mbylli sezonin e tij të parë në PSG me fitoren e titullit të Ligue 1, Hakimi nuk humbi kohë për të nisur një “shigjetë” drejt klubit të tij aktual.
I mbërritur në kryeqytetin francez verën e kaluar, pas një super viti me Interin, mbrojtësi maroken shënoi 4 gola dhe dha 6 asiste në 40 ndeshje sezonale të tij nën Kullën Eiffel.
Me gjithë ndryshimet e fanellës, megjithatë, Hakimi nuk e ka harruar kurrë Real Madridin, klub në të cilin është rritur si futbollist, duke luajtur fillimisht në ekipet e të rinjve dhe më pas me ekipin e parë.
Lidhur me këtë, duke folur për mikrofonat e “Al Kass Channel”, ai tha: “Real Madridi është klubi që më dha mundësinë të luaj në mesin e profesionistëve, që më lejoi të arrij nivele të larta dhe që më mësoi gjithçka, si futbollist dhe si një person. Unë gjithmonë do ta falënderoj Real Madridin”.
Për sa i përket të ardhmes së tij, megjithatë, ish-lojtari i Interit nuk është i pabalancuar, duke e mbajtur PSG-në në këmbë: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por është shtëpia ime dhe gjithmonë e kam shijuar të jetuarit atje”.
Mbi një transferim të mundshëm në Premier League, e vetmja nga pesë ligat kryesore evropiane në të cilën nuk ka luajtur, ai pranon: “Kurrë mos thuaj kurrë, një ditë mund të shkoj atje dhe të argëtohem. Është një nga ligat më të mira në botë, shumë konkurruese”.